Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në qytetin e Elbasanit, me një axhendë të ngjeshur takimesh dhe inspektimesh. Rama publikoi në rrjetet sociale momente nga takimet dhe vizitat e zhvilluara. “Fotoalbum i zhytjes mes njerëzve të punës dje deri vonë në Elbasan”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau fotot në rrjetet sociale.

Rama zhvilloi një takim me të rinjtë, të cilët i nxiti në krijimin e iniciativave sipërmarrëse bazuar në potencialet e trashëgimisë kulturore që ofron Elbasani. Po ashtu, Kryeministri u takua me vajza e djem të talentuar, por edhe të interesuar për mbarëvajtjen e gjërave jashtë shkollës. Gjatë vizitës në Elbasan, Rama zhvilloi një takim me fermerët si dhe inspektoi një një serrë të fidanëve të perimeve për vendin e për eksport në Gjergjan, investime me teknologji të gjelbër të fjalës së fundit me zero ndotje në mjedis, me më pak kosto për fermerin dhe me eliminim të pesticideve të tepërta. Rama ishte i pranishëm edhe në pritjen e organizuar me njerëzit e suksesshëm të qytetit të Elbasanit.