Kryeministri Edi Rama në takimin me operatorët turistik në Dibër tha se këtë vit ky qark është vizituar nga 26 mijë turistë, që deri para pak vitesh nuk ishte menduar. Ai u ndal edhe te rruga e Arbrit ku tha se punimet po ecin me ritmin e breshkës, për shkak të problemeve gjeologjike në tunelin e Murrizit.

“26 mijë turistë në Dibër, e paimagjinueshme deri pak vite më parë , kush do vinte në Dibër nga rruga e llahtarshme, tani është rruga e Arbrit tuneli i Murrizit ka shfaqur një problematike, për arsye gjeologjike, prandaj kompania ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë. Me buxhetin e vitit të ardhëm është planifikuar edhe lidhja me Maqellarën që e sjell makinë me rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë, po ecim me rrugën e Lurës dhe lidhëse të Bulqizës me Librazhdin, kemi një problematik shpronësimesh që kërkon kohë dhe para, dhe me fondet nuk jemi në ditët më të mira se po na ha shumë mbrojtja e energjisë elektrike”, tha Rama.