Ceremonia e dhënies “Medalja e Artë” për studentët shqiptarë që kanë mbaruar gjimnazin me 10-ta absolute është zhvilluar ditën e sotme. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë dhe kryeministri Edi Rama i cili ka dhënë lajmin se shteti shqiptar nuk do të financojë më studime jashtë shtetit siç ka bërë vitet e tjera për studentët ekselentë, por do të bëjë financime në vend dhe do të japë një pagë minimale për studentët ekselentë. “Ne nuk do financojmë studime jashtë, por do financojmë “ufo”-t këtu. Pra ata si ju, apo të tjerë kuptohet me të gjitha kriteret dhe do të bëjmë një financim të konsiderueshëm duke mos dhënë një bursë, por një pagë minimale.

Për çdo student që është i këtij niveli dhe sigurisht te Mjekësia tek ato që janë degët prioritare do të fokusohemi dhe nga 20 në vit me këtë sistem që kemi zgjehdur do të financojmë midis 200 dhe 400. Në varësi nga numri që kemi. Dhe duke parë edhe mesataren këtu, mes 200 dhe 400 do të japim një pagë për cdo njerin, por askushi që do hyjë në këtë sistem nu kdo ta marrë diplomën para 3 vjeteve. Je mjek do të punosh këtu 3 vjet dhe pastaj do të marrësh diplomën me të githa nderimet dhe je i lirë të rrish ktu ose të qëndrosh jashtë. Dhe jo vetëm kaq por ne pop unojmë që sistemi të funksiojë kështu ëpr lëndër prioritare ehde për të tjerët”, tha Rama.