Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të martë drejt Turqisë, ku është takuar me Presidentin e vendit Recep Tayyip Erdogan. Rama ka ndarë pamje nga takimi me liderin turk, por jo agjendën e kësaj vizite. Vizita e kryeministrit shqiptar në Turqi vjen disa muaj pas vizitës së presidentit turk në Tiranë.
Në janar të këtij viti, Erdogan u prit me një ceremoni të veçantë në vendin tonë, ndërsa shprehu mbështetjen e qeverisë turke për Shqipërinë.