Kryeministri Edi Rama në takimin me operatorët turistik në Dibër nuk ka lënë pa përmendur edhe Sali Berishën, por ka preferuar që të mos ia përmend as emrin.

“As emrin s’ia përmend se më vjen për të bërë dhe as juve që t’ju përzihet që në mëngjes”, tha Rama.

Duke komentuar opozitën, Rama tha se qeveria e tij do të vijojë të bëj punën siç ka bërë deri më tani.

“Ne do vazhdojmë punën, taksirati jonë është t’i mundim edhe një herë”, tha Rama.