Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në 30 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese është ndalur tek vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Rama rikujtoi përplasjen me institucionin e presidencës ku u shpreh se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është shpërdoruar nga tollovitja nga aktorë të tretë siç janë ato në politike.
‘Sot përgjatë qenies së saj 30 vjeçare GJK është një ngrehinë me hije dhe dritë me vula vendimesh të diskutueshme. Kush mund ta harrojë vendimin që rrezoi të ashtuquajturin marrëveshja e detit të nënshkruar nga pushteti ezkekutiv. Një vendim epik, për historinë e një GJK. 30 vjet janë një fragment i shkurtër kohe. Një kohë që sidoqoftë GJK e ka përvijuar si zbutëse të efekteve negative të tranzicionit, por edhe si faktor i zgjatjes së tranzicionit. Së fundmi deri para pak kohësh me larg qoftë presidentin, në pritje të një arbitrazhi përqendrohej në arsyetime politike. Këtu nuk është faji i GJK po i shpërdorimit të saj dhe i tollovitjes së veprimtarisë së saj nga aktorë të tretë. Të cilët ju arratisen përgjegjësive të tyre duke thirrur në ring vend e pa vend GJK. Pastaj merr vendime që janë drobitëse për ata që lexojnë deri në fund duke mos arritur atë ekuilibrin e artë,’- u shpreh Rama.