Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë të Çekisë, ku mori pjesë në takimin e komunitetit Politik Evropian. Kjo ka qenë një ditë e lodhshme për të, me një agjendë tepër të ngarkuar, pasi kreu i qeverisë ka zhvilluar takime të shumta.

Por, nuk kanë munguar as momentet e çlodhjes.

Vetë kryeministri ka publikuar një foto, ku shfaqet i vetëm ulur ne një karrige, duke konsumuar një ëmbëlsirë në gotë. Foton, Rama e shoqëron me mbishkrimin: “Kur mbarojnë takimet dhe ka mbaruar edhe bufeja”.