Rama rrëzon shpifjet: Kostoja e udhëtimeve të mia, 4 herë më e vogël se kostot e hienave

Rama nga Bulqiza: Që të vijmë te taksia ime, mund të thonë këta miliona e miliarda, me katërr rota që mblidhen, por në fund fare janë shifrat se kam fatura të paguara, dhe interesante është se pavarësisht se kemi këtë shërbim, unë i kushtoj taksapaguesve po të krahasojmë vit me vit, 2021 me 2010, i kushtoj taksapaguesve katër herë më pak kosto.

Për një udhëtim të hienës, kostoja ishte 2.5 milion të vjetra, për mua 650 mijë të vjetra. Janë të vërteta, janë fatura.

Në atë taksinë time që nuk është e imja, në shërbim, vijnë gazetarë plot dhe nuk paguajnë asnjë gjë faktikisht. Janë dhe delgacionet dhe duke pas delegacione më të vogla, duke mos marrë badigardë me vete sic merrte hiena se kishte hall se do ta sulmonin, se ishte i bukur shumë, duke mos ndenjur nëpër hotele që kushtojnë, se dhe ato kushtojnë, kjo është kostoja. Asnjë ministër i joni nuk udhëton në biznes class, të gjithë në ekonomik.