Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës dyditore në qarkun e Dibrës zhvilloi një takim me asamblenë e Partisë Socialiste në këtë qark.

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga ky takim, që mbylli vizitën në qarkun e Dibrës.

Pjesë e takimit ishte edhe urimi për bashkëkryetaren e PS-së së qarkut të Dibrës, e cila festoi dje ditëlindjen.

“Ne jemi Partia Socialiste e tërmetit, domethënë e Dibrës ishte tërmet me një kryetar me bashkëkryetaren që kishte edhe ditëlindjen që sapo fiku qirinjtë do të jetë cunam”, tha Rama në videon e publikuar.