Në kuadër të zhvillimit të takimeve më qytetarët në bashkitë e vendit, kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me operatorë turistikë dhe të hotelerisë në qytetin e Gjirokastrës.

Në fillim të fjalës së tij, kreu i qeverisë, u ndal tek zhvillimet që janë kryera në qytet, që i kanë dhënë hov edhe zhvillimit të turizmit. Por situata u shpreh Rama nuk është kaq ‘rozë’ në tërësinë e saj dhe kjo ndikuar nga zhvillimet në rang botëror, me luftën në Ukrainë. Sipas Ramës, nuk Putin ka si qëllim rrëzimin e Perëndimit nga dimri, ndërsa paralajmëroi se do të jetë një dimër i vështirë.

‘Keni plot me aktivitet hotelet bujtinat dhe më vjen mirë që ndjesia e marrë nga kjo vizitë është ndjesia e ndryshimit të marrë nga gjëra të reja. Falë rritjes së vijushme të investimeve për të krijuar sipërmarrje të reja familjare. Sa herë vij në Gjirokastër shoh një bujtinë të re një hotel të ri.

Që kur hyje tek sheshi i Çerçizit makina me gropa dhe në qafën e Pazarit ku kalldrëmet ishin keq ndërtesat ishin keq, për të mos folur për pjesë të tjera që i bënin jehon zbrazjes. Jemi në një kthesë, jo vetëm janë hapur struktura të reja, por edhe cilësia është mbreslënëse.

Nuk kanë asgjë më pak sesa hotelet me 5 yje, nga pikëpamja e mjedisit, cilësisë, akomodimit. Por kjo nuk është një situatë rozë është një situatë shumë shqetësuese. Bota ka hyrë në një epokë të re kërcënimi që vjen nga përshkallëzimi i një konflikti që ka degraduar deri në atë pikë.

Basti i Putinit është rrëzimi i Perëndimit nga dimri, por flitet për një dimër që do të jetë më i vështiri i për ne dhe për Evropën sepse Europës i janë kufizuar burimet e energjisë elektrike dhe të ngrohjes. Qeveria ka vendosur që të mbrojë qytetarët nga rritja e çmimit të energjisë. Në faturën tuaj ajo që nuk duket është ajo që paguan buxheti. Nuk do të lejojmë që kriza energjetike të shfaqet në faturën tuaj, pasi jemi kthyer në mburojë.

Tani jemi duke parë nëse do krijohet një mundësi që mos të vendoset fasha në muajin nëntor. Për tu krijuar kjo mundësia na duhet të kemi reshje. Jam me një mërzi të brendshme bashkë me kolegët e mi sa herë nuk shohim shi. Por nga ana tjetër na duhet edhe kursim.’- tha Rama.