Të gjitha tokat të cilat përdoren nga pronarë pa dokumente sipas ndarjes me ligjin 7501 dhe që pengojnë investimet të rëndësishëm në bujqësi dhe agroturizëm shteti do të ndërhyjë duke e zgjidhur problemin në favor të investitorit. Nga Bulqiza, kryeministri Edi Rama tha se në rastet kur investitorë të caktuar do të duan të bëjnë investime, por toka nuk ka pronarë me letra, atëherë shteti do e regjistrojë tokën në emër të investitorit.

DIBËR- Të gjitha tokat të cilat përdoren nga pronarë pa dokumente sipas ndarjes me ligjin 7501 dhe që pengojnë investimet të rëndësishëm në bujqësi dhe agroturizëm shteti do të ndërhyjë duke e zgjidhur problemin në favor të investitorit. Nga Bulqiza, kryeministri Edi Rama tha se në rastet kur investitorë të caktuar do të duan të bëjnë investime, por toka nuk ka pronarë me letra, atëherë shteti do e regjistrojë tokën në emër të investitorit.

Kjo sipas Ramës është mënyra e duhur për t’i dhënë fund këtyre problemeve me tokat që po pengojnë zhvillimin në zonat rurale. Nga një takim me qytetarët, Rama shpjegoi se pasi t’i kalohet toka investitorit dhe del një pronar që pretendon se është toka e tij, atëherë problemin do ia zgjidhë shteti, por nuk ka më punë me tokën.
“Ajo që ne po bëjmë për të lehtësuar këtë pjesë është që të nisemi nga fakti. Nëse vjen një kërkesë për të financuar një agroturizëm, është shtëpia e babës, e gjyshit ose toka e gjyshit dhe nuk i ka letrat për arsye se nuk është bërë ndarja se ka zona sidomos në veri që nuk e kanë pranuar 7501 dhe e kanë ndarë tokën me mirëkuptim dhe nuk kanë konflikt. Ligji thotë që ndahet me 7501. Faktikisht ata e kanë tokën, e kanë pa konflikt. Fshati e njeh shumë mirë se ku mbaron toka e njërit, fillon toka e njërit, ku fillon toka e tjetrit, por nga ana tjetër nuk mundet dot të marrin letrat për këtë shkak. Zgjidhja që ne do t’i japim ndërkohë që kemi bërë dhe disa ndryshime të nevojshme për të bërë regjistrimin në këto zona, ajo që do t’i japim është që në qoftë se vjen dikush, ose vijnë disa dhe thonë këtu do të ndërtojmë një pikë grumbullimi, do bëjmë një investim X për zhvillimin bujqësor apo blegtoral, ne do t’ia regjistrojmë atë copë toke që është për këtë aktivitet, me barrën që nëse do të shfaqet një problem X në të ardhmen, këtë problem cilido që e shfaq e ka me shtetin, nuk e ka me personin. Personi e merr, e gëzon atë përgjithmonë në bazë të faktit. Po që se dikush tjetër del dhe e pretendon, me të do merret shteti, nuk merret më personi dhe kështu jemi në rregull. Kjo është mundësi teorike sepse e thashë, këto toka nuk kanë konflikte. Me mbështetjen e njësisë administrative dhe të bashkisë që e certifikon këtë fakt, që zotëria që foli e ka të punuar tokën, i ka reale prodhimet, është reale që s’ka konflikt në ato copa toke që i ka blerë nga të tjerët edhe që dihet kush janë, mund ta përfitojë atë mbështetje duke marrë regjistrimin e tokës në bazë të asaj që prodhon dhe të letrave të shitblerjeve me persona të caktuar. Kjo është zgjidhja që do na ndihmojë dhe do ta bëjmë shumë shpejt.”, tha Rama.