Pasi kryeministri, Edi Rama, foli në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt, përfaqësuesja e Serbisë, Elvira Kovaç tha se është tronditur nga fjala e kreut të qeverisë ndërsa shtoi se kurrë s’ka përjetuar diçka të tillë.

Në fjalën e saj ajo deklaroi se me fjalimin e tij Rama ka treguar mungesë respekti ndaj këshillit.

“Në emër të grupit, jam e tronditur, kjo ishte mungesë respekti ndaj kësaj organizate. Raporti që ju përmendët ishte raport jo nga Serbia apo Rusia, por raport i kësaj organizate dhe është miratuar nga shumica dërrmuese.

Ndjesë kolegë, e di që ramë dakord të ju pyesja për Ballkanin e Hapur, por është e pamundur pas fjalës suaj prej një ore, kam këtu 15 vjet dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë,” tha ajo.