Salernitana fitoi këtë të shtunë 1-0 me Spezia për javën e 11 në Serie A të Italisë. Në këtë duel në fushë doli edhe Franck Ribery, sulmuesi që e mbyll me futbollin e luajtur në moshën 39 vjeçare. Pas 22 viteve karrierë si profesionist dhe 29 trofeve të fituar, francezi përshëndeti tifozët e Salernitanës, skuadër kjo ku kaloi sezonin e fundit.
Sulmuesi nuk mundi t’i mbante lotët në një ditë si kjo, me tifozët në Salerno që thirrën në kor emrin e tij. Ribery për shkak të problemeve fizike vendosi të mos luajë më futboll, me daljen e sotme në fushë që ishte e fundit.
Ribery tanimë do jetë drejtor në klubin e Serie A, duke nisur një tjetër përvojë me futbollin. 39 vjeçari ka luajtur në klube si Boulogne, Metz, Galatasaray, Marseille, Bayern Munich, Fiorentina dhe Salernitana.