Ndeshje e bukur me raste dhe emocionuese ajo ne San Siro mes Inter dhe Roma e cila u mbyll me fitoren e ekipit verdhekuq me golat e Dybala dhe Smalling edhe pse Interi kikshte kaluar ne avantazh i pari me Di Marco.
Nje ndeshje qe thellon krizen dhe lekund stolin e Simone Inzaghit pasi tashme per skuadren e tij behet e veshtire te ndjeke dhe eshte humbja e katert ne 8 jave kampionat pas asaj ndaj Lazio, Milan dhe Udinese.
Goli i Interit – Në këmbën e gabuar, por këndi është ai i duhuri! Me te djathten, Federico Dimarco gjen golin ndaj Roma-s në gjysmë ore qe po luhej sfida ne San Siro dhe qe që vlen 1-0 e Interit ndaj verdhekuqve.
Veprim vërtet i mirëndërtuar nga zikalterit: fraza e zgjatur e mbajtjes se topit, përpara se Barella të gjejë asistin ne hapesiren në të cilën është futur numri 32 i Interit qe kishte shenuar edhe me Italine. Ballë për ballë me Rui Patricio, prekje me te djathten dhe topi që puth shtyllën duke shkuar ne rrjete.
Me heret, Dzekos iu anulua nje gol i bukur per shkak se VAR analizoi aksionin dhe boshnjaku ishte ne pozicion me te avancuar. Kujtojme qe ne fushe eshte edhe shqiptari Kristian Asllani ne debutimin e tij si titullar me Interin kete sezon dhe ne Serie A.
Goli i Dybala – Por, Roma nuk u dekurajua dhe nisi te sulmonte si me pare kete here duke perfituar nga nje gabim ne dalje nga Interi. Spinazzola fiton top ne krahun e matjte dhe niset shpejt drejt zone teksa dhuron nje krosim te forte ne shtyllen e dyte aty ku Dybala godet fluturimthi pa u menduar dhe fut Handanovic bashke me top brenda porte per golin e 1-1. Me pas nje feste e cmendur dhe buzeqeshje disi ironike si per te treguar “nuk me moret, ja cfare keni humbur”…
Ne pjesen e dyte, Interi shtyn me shume dhe i afrohet golit por godiutja e bukur e Calhanoglu ne goditje denimi gjen tranversen ne rrugen e saj per fatin e keq te turkut. Nderkohe, Asllani tenton nga jashte zone por gjithashtu pafat. Por, pikerisht ne ate moment nje krosim nga larg ne goditje denimi, pergjum mbrojtjen zikalter dhe Smalling shenon me koke. Mbaron aty edhe ndeshja e Asllanit i zevendesuar pas 78 minutash!