Biznesmeni Behgjet Pacolli, është një ndër figurat më të komentuara dhe shpesh herë ështës në qendër të vëmendjes për shkak të pasurisë së tij. Së fundmi, një ndjekës e ka pyetur Pacollin se sa para ka ai në bankë, po ai si doplomat që është sigurisht që i ka dhënë një përgjigje diplomatike. Pacolli i është përgjigjur duke i thënë se nuk ka rëndësi sesa para ke në llogari, por e rëndësishme është çfarë ke në zemër.

“Një komentues më pyeti sonte se sa para kam në llogarinë time dhe unë i përgjigjem atij dhe gjithë të tjerëve: Të jesh i pasur nuk ka të bëjë me atë që ke në llogarinë bankare, por me atë që ke në zemër”, ka shkruar Pacolli.