Të gjithë e mbajmë mend miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Këngë, dedikime, premtime ishin një pjesë e asaj që u pa nga kjo dyshe kaq simpatike.
Por, duket se gjërat mes tyre ndryshuan shpejt pas daljes, duke pësuar kështu një krisje. Sabiani deklaroi disa kohë më parë se balerini kishte “përfituar” nga ai, duke lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti ishte krisur.
Së fundmi Sabiani ishte i ftuar progamin ‘Se Luan Topi’, ku ka folur rreth marrëdhënies së shumëpërfolur me balerinin dhe përse ai nuk ishte prezent në dasmën e tij.
Sipas këngëtarit, mes tij dhe Ilirit nuk ka ndodhur asgjë, ai theksoi se do e dojë gjithmonë balerinin pavarësisht gjithçkaje dhe do jetë gjithmonë aty për të.
“Asgjë nuk ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri nuk do të vijë në dasmën time. Kështu që nuk ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”– u shpreh ai.