Sali Berisha dhe deputetët e tij, kanë refuzuar të votojnë hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, pavarësisht se thonë se përfaqësojnë ndër të tjera, edhe shtresën e ish-të përndjekurve nga komunizmi. Dhe kjo, për hir të Ilir Metës, të cilit së fundmi i ka dalë publikisht dosja si spiun i Sigurimit të Shtetit.

Vetë Berisha, në median e tij, e pranon se Ilir Meta ka qenë spiun, ndaj dhe nuk e ka votuar atë. “Vetë Edi Rama, e bëri të qartë në seancë se këtë ligj po e bënin vetëm kundër Ilir Metës”, shkruan portali i familjes Berisha, duke e bërë fakt të krye se Meta është spiun i Sigurimit të Shtetit dhe ata për ta mbrojtur, nuk e kanë votuar ligjin.

Se po të mos ishte Meta spiun, atëhere nuk kishin pse të braktisnin sallën, për të mos e votuar ligjin në fjalë. Pra ata e thonë vetë se nuk kundërshtojnë ligjin, por janë kundër tij se digjet Ilir Meta.