Çmimi Nobel në letërsi për vitin 2022 iu dha Annie Ernaux në Akademinë Suedeze në Stokholm. Annie Ernaux i është dhënë çmimi “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”, tha komiteti i çmimit Nobel.

Ndërsa në vitin 2021, shkrimtari i lindur në Tanzani nga Britania e Madhe, Abdulrazak Gurnah, puna e të cilit fokusohet në ndikimin e migrimit, fitoi çmimin Nobel “për depërtimin e tij të pakompromis të efekteve të kolonializmit dhe fatit të refugjatit në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve”. Kujtojmë që këtë vit edhe Ismail Kadare ka qenë sërish pretendentë për Nobelin e Letërsisë.