Një xhiro përpara fundit, Chelsea siguron një biletë për në 1/8 e Champions League. Graham Potter befasoi jo pak me zgjedhjet e tij, ndaj Salzburg la në stol sërish Brojën duke i besuar një fanellë titullari Kai Havertz.
Blutë kaluan në avantazh në minutën e 23-të fal një goli shumë të bukur nga Kovacic. Me fillimin e pjesës së dytë, Adamu finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë duke barazuar shifrat në 1-1. Në të 64-tën, Havertz realizoi një super gol që në fund rezultoi një trepikësh. Pak minuta në dispozicion edhe për sulmuesin kuqezi, i hedhur në fushë si zëvendësues në minutën e 75-të, por pa mundur të lë gjurmë.