Ish-deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se është e gatshme që të garojë për të drejtuar Bashkinë e Tropojës.
“Do të kandidoj për primare në shtëpinë time në Tropojë.
Duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet e kohëve të fundit, gara tashmë është hapur, gara është e lirë, nuk ka më vendosje në lista nga kryetarët.
Unë dua të inkurajoj të gjitha vajzat dhe gratë që të guxojnë dhe të futen në gara. Vendimmarrja është e anëtarëve dhe simpatizantëve”, u shpreh ish-deputetja.
“Jam konsultuar më gra dhe burra të Tropojës për këtë vendim që kam marrë”, tha ajo më tej.