Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmirty Medvedev ka reaguar për shpërthimet e njëpasnjëshme në Ukrainë. Ai përsëriti shumë nga rreshtat që kemi dëgjuar nga Moska gjatë gjithë konfliktit për të justifikuar brutalitetin e tij.
“Episodi i parë është luajtur. Do të ketë të tjerë. Unë do të shpreh qëndrimin tim personal. Nuk mund të mos e përmend tani.
Shteti ukrainas në konfigurimin e tij aktual me regjimin politik nazist do të përbëjë një kërcënim të vazhdueshëm, të drejtpërdrejtë dhe të qartë për Rusinë.
Përveç mbrojtjes së popullit tonë dhe mbrojtjes së kufijve të vendit, qëllimi i veprimeve tona të ardhshme, për mendimin tim, duhet të jetë shpërbërja e plotë e regjimit politik të Ukrainës”, shkroi në Telegram.