Ky është momenti i shpërthimit të fuqishëm në urën në Kerçit, që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë. Pamjet e një kamera sigurie kanë filmuar momentin kur një kamion shpërthen në autostradë, teksa makinat po lëvizin në urë. Një zjarr i fuqishëm përfshin urën, ndërsa nuk dihet nëse ka viktima.
“Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet”, shkroi në një postim në Tëitter këshilltari i Zelensky, Mikhail Podliak, duke shtuar se Krimea ishte fillimi. Në Moskë po flitet për një sulm terrorist për të cilin mund të fajësohen forcat e armatosura të Ukrainës. Ura është rruga e vetme që lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë. Ajo u ndërtua nga Putin në vitin 2018, katër vite pas pushtimit të Krimesë.