Kur mbetet afërsisht një muaj nga Festat e Nëntorit, Ministria e Arsimit dhe Sportit shpalli konkursin e pikturës “Shqipëria ime 2022”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e bëri të ditur lajmin në rrjetin e saj social, ku shkruan:

“Të dashur nxënës!
Në prag të Festave të Nëntorit shpallim konkursin e pikturës “Shqipëria Ime 2022”.
Ky tashmë është një konkurs i përvitshëm tek i cili çdo nxënës nga i gjithë vendi është i ftuar të marrë pjesë duke dërguar foton e pikturës së tij/saj, e cila përcjell një peizazh, simbol apo moment të veçantë nga historia dhe vendi ynë i mrekullueshëm, plot vlera e bukuri.

Aplikimin tuaj bashkë me foton e pikturës dërgojeni në linkun:
https://forms.gle/saPboF1vyLufZAj47

Data e fundit e pranimit të aplikimeve është 4 nëntor (ora 20:00).

Ndërkohë, nga datat 8-13 nëntor do të publikojmë në këtë faqe 3 albume të ndryshme, në të cilat do të përfshihen fotot e pikturave të përzgjedhura, të ndara sipas klasave (klasat 1-5, klasat 6-9, klasat 10-12). Pikturat që do të marrin më shumë pëlqime (nga persona real) në secilin album do të jenë edhe fituesit, pra në total do të kemi 3 piktura fituese, për të cilat do të akordohet edhe nga një çmim simbolik.

Pas këtij konkursi, në kuadër të 110 Vjetorit të Pavarësisë, pikturat më të mira do të ekspozohen në hollin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në një ekspozitë të hapur për të gjithë.

Mbarësi të gjithëve dhe shumë suksese në vijim!