Balerina e njohur, Klaudia Pepa ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Rudina”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe moderatorja e pyeti se si është marrëdhënia e saj me Albi Nakon.
“Tani janë ftohur të them të drejtën. S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan sic duhet të shkonin, cdokush në jetën e vet”. Më tej, ajo ka folur edhe për konkurrentin e saj të preferuar nga “Dance Albania”.
E bëjmë kështu, unë po them të preferuarin tim nga ana e karakterit dhe nga ana humane, ndërsa për sa i përket nga ana profesionale më mirë po e mbaj se jam akoma duke bërë programin dhe do ishte mirë ta mbanim më të fshehtë. E preferuara ime është Anita Haradinaj. Është shumë simpatike, shumë pozitive. E di që ajo në këtë momente, po mendon, “E Klaudia, ti më thua gjithmonë ku e ke ritmin”. Por ajo i merr shumë pozitivisht. E shikoj që çdo javë punon, një zonjë si ajo i përkushtohet një programi të tillë dhe dëgjon edhe këshillat e një vajze më të re. Klaudia vijon të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes, ku madje edhe deklaratat e saj bëjnë bujë në media.