Ditëlindja e Sali Berishës ka shërbyer për të nxjerrë në pah talentin e ri të Alfred Lelës.
Ky i fundit i ka dedikuar një poezi Berishës i cili sot feston 78 vjetorin e lindjes.
‘Silueta e Doktorit
Shfaqet silueta e Doktorit;
E bëjnë të mundur koha dhe vendet.
Duke udhëtuar me një salmon
Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.
Është spikamë apo krismë,
Plis malësorësh apo nyj Kanuni?
Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:
E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini.
Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,
Me dy gishtat çërçillianë,
Dhe fjalët fringo të reja, dikur të ndaluara si murtajë:
“Zonja dhe zotërinj!”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.
E kujt është ajo siluetë si mjegull alpine,
Si vikamë në mort, a kur shqiptarit i lind djalë?
E mbushur me penelata përthyerjesh dardane
Dhe një daltë këmbëngulëse që i shkruan kohës n’ballë.
Silueta e Doktorit na bën me hije.
Na duket si e Dunkanit, kur është e Hamletit.
Kur e kutojmë Jago vizllon si mbret’ Lir.
Dhe kur fundin i shohim, na shfaqet si fillim. ‘- shkruan ai.