Ndërkohë në një kohë kur agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në muajin e tetë, presidenti Vladimir Putin duket i çoroditur në qëndrimet e tij. Nga njëra anë, përpara gazetarëve të premten në Kazakistan u shpreh i gatshëm për bisedime me Ukrainën dhe deklaroi se do ndalonte sulmet ajrore, por sot, dronët kamikazë me raketa shpërthyese tronditën qytetin e Zaporizhias.

Franca do të trajnojë 2000 ushtarë ukrainas në territorin e saj. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për “Le Parisien” ministri i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu , duke shpjeguar se trajnimi do të zgjasë “disa javë” dhe duke kujtuar se tashmë ka pasur trajnime të njësive të artilerisë ukrainase në Francë për përdorimin e armëve “Cezar”.