Prej dy muajsh askush nuk di asgjë për fatin e tij, të paktën publikisht, por sot i konsideruari si “Mbreti i lojërave të fatit”, Ervis Martinaj mbush 40-vjeç. Martianj, një njeri problematik i shumëkërkuar nga shteti, ndërsa që prej 9 gushtit i shpallur i zhdukur, lindi në Burrel më 6 Tetor 1982.

Në një kohë që sot duhet të festonte ditëlindjen, për Ervis Martianjn nuk ka asnjë gjurmë. Kërkimet për të janë shtuar, ndërsa në këtë çështje është përfshirë edhe politika. Nga qëndrimet e Sali Berishës, Ervis Martinaj është vrarë dhe zhdukur, ndërsa kryeministri Edi Rama është treguar disi më i rezervuar duke e pasur “topin” në duart e policisë. Ai kërkoi që policia të dalë në një përfundim të saktë për fatin e Martinajt nëse është vrarë apo është gjallë dhe ka inskenuar një rrëmbim.

Në media së fundmi po shfaqet një tjetër foto e pa publikuar më parë e biznesmenit Ervis Martinajt, i cili shfaqet në plazh, nën shoqërinë e një personi që nuk identifikohet. Por nuk dihet nëse fotoja është bërë para apo pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij. Edhe gazetarët investigativ për këtë ngjarje janë disi të ndarë. Një pjesë e tyre mbështet alternativën se Ervis Martinaj është ekzekutuar dhe ëhstë zhdukur, ndërsa një pjesë tjetër i qëndron dyshimeve se Martinaj ka inskenuar gjithçka vetë për t’i shpëtuar ndjekjes nga policia dhe nga grupet kriminale./Abcnews.al