Seria A rezervon sot një supersfidë mes Milanit kampion dhe Juventusit, ndërsa prej ditësh kanë nisur të jepen statistikat për të parashikuar disa fituesin e kësaj ndeshje. Në një aspekt ‘djalli’ frikësohet shumë pas trajneri Pioli në asnjë rast nuk ka arritur të mposhtë një skuadër që drejtohet nga Allegri, sot trajner i Juventusit. Bëhet fjalë për 16 ndeshje kur dyshja në fjalë janë vënë përballë.
Maksimumi, në pesë raste janë ndarë në paqe. Ndërkohë që Allegri ka marrë maksimumin 6 herë në transfertë dhe në pesë ndeshje të tjera e ka mundur në shtëpi. Por shifrat e trajnerit nga Parma në përballjet e tij me Juventusin përmirësohen disi kur Alegri nuk ka qenë në stolin e “Zonjës”. Pioli ka regjistruar 2 fitore në 19 ndeshjet e tij në karrierë: në sezonin 2019-2020 dhe në 2020-2021, kur në pankinën e bardhezinjve uleshin respektivisht Mauricio Sarri dhe Andrea Pirlo.
Alegri është përballur ndaj Milanit në 16 raste dhe bilanci flet sigurisht në favorin e tij: 9 fitore, 3 ndeshje të mbyllura në barazim dhe 4 humbje. Në stolin e Juves ka 10 përballje direkte, të cilat kanë sjellë vetëm një humbje: ishte sezoni 2016-2017 dhe përfundoi 0-1 dhe ishte hera e fundit që Milan-Juventus u luajt në javën e nëntë të Serisë A dhe me trajnerin livornez në stolin e bardhezinjve.
Sot në “San Siro” do të ulen dy trajnerët e fundit që kanë fituar titullin me Milanin.