Ministrja Spiropali ka kthyer në vëmnedje financimin rus në PD duke i thënë Sali Berishës se ka ngritur Komisionin e Auditit për të gjetur paratë e fshehura në xhepat e Lulit. Me gjuhë të ashpër i tha se është e pamundur që të rikthehen në pushtet, edhe pse në koalicion me Partinë e Lirisë.
“Ku e keni Auditin tuaj. E keni ngritur Auditin që të gjeni rublat në xhepat e Lulit? Kjo është qesharake. As në makthin më të lartët të shqiptareve, s’ktheheni më ju të qeverisni, jo Ilir Metën, jo Monikën, e Evin Jo e jo se ju shpalli non-grata, ju nuk vini dot. Jo se nuk ka në PD dhe elektoratin e djathtë njerëz me dinjitet, por nuk lini njeri që të ngrejë kohë. Ashtu dini të qeverisni. Bam-bum. Po i lë armët, vetëm për gjuhën e kam fjalën. Ju privatizuat gjithçka mundët dhe gjithçka patë. Ngriheni dhe flisni për trashëgimi kulturore, ku kalatë i kishit ngritur në mejhane dasmash. Në 2013-ën nuk kishte zë, nuk figuronte zë për kërkim shkencor”, tha Spiropali.