Nga Elisa Spiropali/

Athinë, Greqi – Takim miqësor dhe konstruktiv me z. Giorgios Gerapetritis, Ministër Shteti për Çështjet Politike..

Biseduam për situatën politike në dy vendet tona, forcimin e marrëdhënieve strategjike & bashkëpunimit të gjithanshëm me Greqinë, me të cilën kemi lidhje të forta historike dhe njerëzore.

Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë dy ura lidhëse që lehtësojnë bashkëpunimin dhe forcojnë marrëdhëniet e miqësisë.

Në vijim të takimit diskutuam për rëndësinë e avancimin në #TjetërNivel të negociatave Shqipëri – Greqi për mbrojtjen sociale dhe pensionet, një marrëveshje që do të mundësonte njohjen e viteve të punës të mijëra qytetarëve shqiptarë që punojnë në Greqi dhe e anasjellta. Ministri Gerapetritis e vleresoi si çështje me ndjeshmëri të lartë dhe mori angazhim për ta koordinuar më tej këtë proces të domosdoshëm.