Aplikimi për stacionet e plazhit gjatë sezonit të ardhshëm veror 2023 do të nisë më datë 1 nëntor. Aplikimet do të mbyllen para vjeshtës së vitit 2022. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro.

“Jemi në vjeshtë po përgatitemi për dimër, por qeveria po përgatitet dhe për sezonin veror në një kohë rekord si asnjëherë më përpara.

Kaluam vendimin e Këshillit të Ministrave me disa ndryshime në menaxhimin e stacioneve të plazhit. Pasi nuk duhet të mendojmë për plazhin kur pushuesit mendojnë për plazhin, por duhet të mendojmë më herët, në mënyrë që sezoni i ardhshëm të jetë dhe më i mirë se ai që lamë pas.

Një ndryshim që vlen të përmendet është një ndryshim i kufirit minimal të stacioneve të plazhit publike që do të menaxhohen nga bashkitë. Këtë vit në total 50% e parcelave të plazhit ishin publike, minimumi ligjor ishte 20%, ne e ngritëm me 30%.

Do të vazhdojnë kontrata e lidhura të jenë të vlefshme dhe për vitin tjetër dhe për kohëzgjatjen e lidhur.

Dy masa shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me turizmin detar, siç janë stacionet e ankorimit të mjeteve lundruese. Për vitin që vjen aplikimet për stacionit e plazhit fillojnë më datën 1 nëntor. Pra gjithë përgatitjet për sezonin e ardhshëm do të kryhen brenda vjeshtës së vitit 2022”, tha Kumbaro./L.F-dritare/net