Zv kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar sot se qeveria dhe Ministria e Brendshme ka një vëmendje të shtuar ndaj kampit të muxhahedinëve në Shqipëri. Ajo tha se po diskutohet mbi lirinë e veprimit që ata kanë, në bazë të një marrëveshje me shtetin shqiptar. Balluku ndër të tjera tha se sulmet kibernetike sot janë kthyer në një normalitet.
Pyetje: Sa i përket sulmit kibernetik nga Irani, a ka pasur tentativa të tjera nga hakera rusë e serbë? Pas sulmeve kibernetike a ka marrë qeveria masa shtesë për kampin e muxhahedinëve?
Zv kryeministrja Belinda Balluku: Sa i përket sulmeve të tjera kemi vendim të shpërndarë, ka qenë një komunikim me publikun e kemi thënë nga cila strukturë ka ardhur sulmi nuk na rezulton të kemi indicie të tjera për sulme të tjera. Sulmet sot janë kthyer në një normalitet nëse do flisni me një nga drejtuesit e bankave do ju tregojnë sa sulme ka, apo telefonite celulare. Në rastin e sulmit të korrikut e shtatorit kemi një sulm të organizuar që vjen nga 4 burime, ka pasur si synim zero clar për të fshirë gjithë sistemet tona e nuk ia ka dalë e vinte nga minsitria e inteligjencës së Iranit.
Sa i përket kampit MEK, ne kemi vëmendje, ministria e Brendshme që ka qenë gjithmonë pjesa e qeverisë që ka pasur vëmendje. MEK kanë një marrëveshje për aktivitetet e lejuara e të palejuara. Në këto momente kemi vëmendje të shtuar. Po disktuojmë ne tryeza gjithë fushën e lirisë së veprimit që kanë. S’duhet harruar që MEK kanë ardhur si një grup për mbrojtje humanitare dhe patjetër e kemi një vëmendje atje.