Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi , tha se ishte e shkatërruar dhe e lënduar pasi burri i saj u sulmua brutalisht nga një hajdut që hyri në shtëpinë e tyre në Kaliforni të premten.

“Fëmijët tanë, nipërit tanë dhe unë jemi të shkatërruar dhe të lënduar nga sulmi që rrezikoi jetën e Paulit tonë”, tha Nancy Pelosi në një postim në rrjetet sociale.

“Jemi mirënjohës për reagimin e shpejtë të policisë, si dhe për kujdesin mjekësor që ai mori”, thekson Nancy Pelosi.
82-vjeçari Paul Pelosi ishte i vetëm në shtëpi ndërsa gruaja e tij ishte në Uashington.

“Gjendja e tij po përmirësohet,” tha Nancy Pelosi, duke falënderuar ata që po luten për shëndetin e burrit të saj. “Nuk ishte një aksident, ishte i qëllimshëm”, thotë Nancy Pelosi. Sulmuesi “kërkoi të më shihte dhe sulmoi mizorisht burrin tim Paul”, tha ajo.