Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një postim në Tëitter, shkruan se sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm, ndaj do të vijojë puna për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, shkroi Borell.