Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat tha se tha se takimi me presidentin Bajram Begaj ishte një takim pozitiv dhe se diskutuan për zgjedhjet e ardhshme vendore. Gjithashtu Meta theksoi se sa më shpejt duhet të bëhet e ditur edhe data e zgjedhjeve.

“Ishte një kënaqësi që të takohesha me presidentin e Republikës, me kërkesën e tij për të diskutuar lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im është i qartë sa më parë të shpallet data në respekt të afateve kushtetuese e ligjore dhe besoj se kështu do të ndodhe. Qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhje moniste në pushtetin vendor , nga ky shpërdorim skandaloz që po i bëhet taksave të tyre”, tha Meta.