Nga Tirana, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen foli edhe për taksën e fitimeve të luksit që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj kompanive të mëdha të energjisë, të cilat në kohë krize, po arrijnë fitime marramendëse.
Presidentja e KE, theksoi se BE ka vendosur që të marrë një pjesë të këtyre fitimeve të kompanive për të ndihmuar familjet më në nevojë, duke mbështetur kështu edhe aplikimin e kësaj takse në Shqipëri.
“Edhe Komisioni Europian e ka bërë të mundur që në shtetet anëtare të merren pikërisht këto fitime kaq të larta të këtyre kompanive, pasi kanë të ardhura super madhore që as nuk i kanë imagjinuar. Ne kemi marrë një pjesë të këtyre fitimeve për t’ja dhënë vendeve anëtare për të mbështetur familjet në nevojë”, tha Presidentja e KE.
E njejta masë, sqaroi kryeministri Edi Rama do të aplikohet për tre prodhues të mëdhenj të Shqipërisë që nuk kanë bërë asgjë për ta shitur energjinë me shumëfish, por që po nxjerrin fitime marramendëse.