Megi Pojani i vuri flakën skenës së kërcimit në natën e parë të “Dancing With The Stars Albania”.

Aktorja shkëlqeu në një samba së bashku me partnerin e saj në kërcim. Dhe pse juria nuk e vlerësoi aq sa Megi priste, në prapaskenë bukuroshja duket se është surprizuar nga një person shumë i veçantë.

Në fotot e publikuara nga “News31”, shohim që Pojani ka marrë një buqetë gjigante me trëndafila të kuq. Një gjest goxha romantik i cili duket se vjen jashtë Shqipërisë. Dhe bëhet fjalë për partnerin e saj, futbollistin Endri Çekicici, i cili jeton në turqi.

Ajo çka ngriti më së shumti dyshimet ishte pasi në buqetën e luleve ishte dërguar dhe një pusullë ku thuhej: “Të dua, suksese sot e në vazhdim!”.

Dhe pse asnjëri pre tyre nuk kanë konfirmuar asgjë deri më tani, detajet që janë kapur në postimet e tyre sa vijnë dhe shtojnë më shumë dyshimet se dyshja janë bashkë.

Madje Megi Pojani është parë duke suportuar partnerin e saj në një nga ndeshjet e tij. “Prova” që vërtetoi se çfiti janë bashkë, u pa në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës, me futbollistin i cili më pas takoi shokët e skuadrës.

Por më pas kamerat televizive treguan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Marsi.