Vijon në ngritje niveli i tensionit në Lindjen e Largët, ku protagoniste mbetet gjithmonë Koreja e Veriut.
Pas një muaji ku regjimi i Penianit ka treguar muskujt me hedhje raketash balistike, parada ushtarake dhe stërvitje ajrore , dje ngjarja e fundit përfshiu dy anije të dy Koreve, ku nuk munguan as shkëmbimet e zjarrit.
Si gjithmonë, versionet e dy vendeve ndryshojnë totalisht, dhe ndërkohë që pala e Seulit tregon për një shkelje të kufirit detar nga ana e një anije tregtare të Penianit, këto të fundit akuzojnë Korenë e Jugut për provokime të cilave i është përgjigjur ushtria e regjimit komunist.
Përtej episodit, që gjithsesi nuk duket se ka patur një bilanc të rëndë, ajo që shqetëson më shumë analistët është aktivizmi i Peniant, që zakonisht i ka paraprirë një ngjarje më të madhe.
Koreja e Veriut thyen heshtjen: Po stërvitemi për sulme bërthamore ndaj Koresë së Jugut
Burime amerikane së fundmi kanë pohuar se gjasat që Kim Jong Un të vendosë për një test bërthamor, të shtatin e vendit të tij, janë shumë të larta, duke alarmuar një rajon të “nxehtë” edhe për dinamikat midis Kinës dhe Tajvanit.