Inter dhe Salernitana luajnë për javën e 10 në Serie A. Stadiumi “Giusseppe Meazza” është i tejmbushur nga fansat, me disa tifozë të Inter që nuk kanë harruar të marrin me vete flamurin kuqezi të Shqipërisë.
Djemtë e rinj nga Shqipëria janë prezent në stadium, duke mos harruar të shpalosin origjinën e tyre. Sapo lojtarët kanë dalë në fushën e lojës, regjia ka fokusuar dy djemtë që janë me origjinë shqiptare.
Me fanellën e Inter veshur, sapo kanë parë se janë shfaqur në ekran, tifozët kanë shpalosur flamurin e Shqipërisë. Të shumtë janë fansat shqiptarë që ndjekin futbollin italian, me skuadrat kryesore që kanë mbështetje të madhe në vendin tonë.