“Top Channel” ka bërë sot këtë “goditje” ndaj reputacionit të SHISH në kushtet kur ky televizion ka një acarim publik të hapur me kryeministrin Edi Rama dhe jo më larg se sot paradite Rama aludoi për praktika gjobvënëse mediatike pikërisht për këtë televizion.
Nëse marrëdhënia e “Top Channel” me kryeministrin mund të jetë shtatë herë romancë dhe njëherë urrejtje, reputacioni i institucioneve të Sigurisë Kombëtare si Shërbimi Informativ nuk mund të jetë top prej rrecke me të cilin “Top Channel” zgjedh të godasë kryeministrin sa herë mërzitet prej tij./Hashtag.al