Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Në dashuri, nëse ka pasur diskutime së fundmi, këtë të diel do të jetë më mirë të mos i kapni gjërat majë më majë. Nga ana tjetër në punë vijnë lajme interesante, favorizohen kontaktet me qytete të tjera.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Horoskopi ju fton të shikoni përreth, veçanërisht nëse keni disa kohë që jeni vetëm. Megjithatë në punë nuk mungojnë angazhimet dhe ndonjëherë do të bënit mirë të delegoni disa detyra.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Yjet në këtë të diel ju ftojnë të tregoni maturi, përpiquni të mos krijoni polemika të panevojshme, por ndiqni rrugën e dialogut. Për sa i përket punës, kënaqësitë nuk do të vonojnë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Dashuria rikthehet me protagonizëm në jetën tuaj dhe kush e di nëse në të vërtetë fshihet diçka tjetër pas një miqësie. Puna kërkon më shumë vëmendje, por ju po ktheheni në shtëpi të lodhur.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Qiell i bukur për ata që duan të nisin një projekt që është shtyrë prej disa kohësh, më shumë favorizohen çiftet në lidhje afatgjatë. Në punë megjithatë nuk mungojnë angazhimet, por kënaqësitë nuk do të vonojnë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Është një ditë horoskopi që flet për dashurinë, favorizon takimet! Mos u përfshini nga ankthet e panevojshme, por nëse jeni të interesuar për dikë, shkoni pas instinktit tuaj. Nga ana tjetër në punë është më mirë të mos e tërhiqni shumë litarin.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Rikuperim i mirë për ndjenjat, nuk e përjashtoj që çiftet aktualisht në lidhje afatgjatë të nisin një projekt të rëndësishëm. Lajme të reja vijnë në punë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Horoskopi na fton të flasim qartë sidomos nëse së fundmi në çift ka pasur shumë mosmarrëveshje. Sakaq në punë ka shanse të përfundojë një negociatë, deri brenda javës së ardhshme.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Yje interesante për zemrën, por kujdes mos e mbani këmbën në dy këpucë. Puna ju ka përthithur kohët e fundit, keni nevojë për një pushim.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Në dashuri ka pak tension, mos i merrni gjërat shumë seriozisht. Në punë ka pasur disa ndryshime, por në fund gjithçka do të shkojë ashtu siç dëshironi.
Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Nëse jeni të interesuar për një person, mos hezitoni të ecni përpara, mund të shijoni surpriza të papritura. Puna ju ka përthithur kohët e fundit dhe shpesh shkoni në shtëpi të lodhur.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Yjësi intriguese për ndjenjat, ndaj kini kujdes që të mos përfshiheni nga xhelozia. Në punë ka ulje-ngritje, në këtë moment do t’ju duheshin më shumë garanci.