Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur një natë më parë në një biznes në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:15 pas mesnate, ndërkohë që nga shpërthimi i lëndës plasëse të vendosur në një dyqan kozmetik ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 19.10.2022, rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.