Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar aneksimin e deklaruar nga Rusia të katër rajoneve të okupuara të Ukrainës – duke i bërë jehonë dënimit nga aleatët e Turqisë në NATO të premten. Një deklaratë e ministrisë thotë se Turqia “nuk e njohu aneksimin e Krimesë nga Rusia në një referendum të paligjshëm në vitin 2014 dhe ka theksuar mbështetjen e saj të fortë për integritetin territorial, pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës në çdo rast.

“Në përputhje me këtë qëndrim të miratuar në vitin 2014, ne refuzojmë vendimin e Rusisë për të aneksuar rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaphorizhzhia të Ukrainës. “Ky vendim, i cili përbën një shkelje të rëndë të parimeve të vendosura të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të pranohet. Turqia është përpjekur të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë dhe diplomacia e saj me OKB-në çoi në marrëveshjen e fundit për të çliruar eksportet e grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi.