Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun. Në banesën e Gaxhit u kap arsenal armësh që do të përdoreshin për llogari të grupeve kriminale.
Rigers Spahiu, është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Bruksel. Riversi dhe Arjani janë vëllezërit i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Prokurorët që bëjnë hetimet për këtë çështje janë Kreshnik Ajazi dhe Gentjan Habazaj.
Në banesën e Luis Gaxhi, u gjetën:
• 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
• 3 pistoleta me silenciatorë;
• 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
• Kapsolla detonatore;
• Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;
• 4 aparate celulare;
• Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.