Deputeti i PD, Edi Paloka ka lënë të kuptohet në një deklaratë për mediat se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar këtë të shtunë është përcaktuar aksioni politik dhe një datë për protestën e ardhshme, të cilën tha se do bëhet publike kur të jetë koha e përshtatshme.
I pyetur nga mediat nëse kishte anëtarë të tjerë të këshillit Kombëtar që kërkuan një datë për protesta dhe nisjen e aksionit opozitar, Paloka u shpreh: “Kjo është një cështje që ishte në rend dite u diskutua dhe u morën dhe vendimet e duhura që do i merrni vesh në kohën e përshtatshme.”
Këtë të shtunë gjithashtu është miratuar dhe rregullorja për mbajtjen e primareve brenda PD, e pas kësaj Berisha do të nisë negociatat me aleatët për mënyrën se si do të shkohet në zgjedhjet e ardhshme lokale. “U miratua rregullorja pengesë, pas kësaj do fillojnë kontaktet me aleatët me të cilët do bashkërendohet puna e gjithcka tjetër. Detajet si do veprohet në rast se do vendoset që aleatëve t’u lihet një zonë e lirë apo modalitetet. Sot mbyllëm rregulloren të gjitha të tjerat nga nesër do përcaktohet dhe grupi negociator. Por Berisha do jetë negociatori kryesor“.
Pyetje: Ju folët për një grup negociator me aleatët por po me pjesën tjetër të deputetëve demokratë që janë skeptikë si po drejtohet PD do ketë negociata për të shkuar të bashkuar në zgjedhje?
Paloka: Deputetët e PD janë të PD kudo qofshin sot, janë zgjedhur nga anëtarësia e PD përfaqësojnë mazhorancën e atyre që i kanë votuar, janë të mirëpritur në cdo moment, janë të barabartë me ne me pjesën tjetër nuk ka asnjë ndarje mes nesh.