Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Ina Dajçi, ish-Miss Universe Albania. Teksa sqaroi deklaratën e disa ditëve më parë ku iu sugjeronte vajzave që të mos bëheshin pjesë e konkursit të Miss-eve pasi shumë gjëra ndodhnin në prapaskenë.
Më tej ajo tregoi për herë të parë sesi i kishin kërkuar të “zhvishej” në videon që iu kishte dërguar, në të cilën mbronte një kauzë për konkursin. “Vajzë e dashur qenke shumë e zgjuar, po je shumë e mbuluar”, ishin këto fjalët që i kishin thënë Inës sipas kësaj të fundit. E pyetur nga Bieta, ajo pohoi se ishte ndjerë shumë keq në ato momente.