Kryepolici Muhamet Rrumbullakuka pezulluar për 3 ditë 3 policiët që shoqëruan viktimën Lear Kurti në mbrëmjen e së mërkurës në Komisariatin numër 3. Lajmin e bëri të ditur gazetari i Report Tv, Sokol Dema i cili raportoi se me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku u pezulluan tre efektivët që ishin pjesë e patrullës që shoqëruan Lear Kurtin mbrëmjen e së mërkurës. Mësohet se për tre efektivët D.H, S.N dhe E.S është marrë masa për pezullim nga detyra për tre ditë, masë administrative për shkak të vijimësisë së hetimeve mbi rastin.