Vëllai i Sokol Olldashit, Ardian Olldashi, ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se Sokol Olldashi ishte politikan më i aftë se Lulzim Basha.

Por sipas Berishës, Olldashi humbi përballë Bashës, pasi bëri një gabim duke zgjedhur të mbështetet tek strukturat e partisë dhe jo tek anëtarësia.

Ardian Olldashi thotë se kjo është gënjeshtër, pasi gara u manipulua nga Berisha.

“Nuk eshte e vertete! Ti e di mire qe Koli fitonte me cdo formule. Te merkuren ne darke, pra ne daten 26.06.2013, Basha te erdhi ne zyre gati duke qare dhe u keshillua me ty per nje terheqje te mundshme te tijen.

Per c‘arsye? Per arsyen se te dhenat qe vinin e jepnin Kolin ne avantazh.

Ti ke marr personalisht ne telefon pothuajse cdo kryetar neper rrethe. Natyrisht jo per ti uruar naten e mire, sepse ne fakt ishte darke, por per t’i kercenuar me shprehje qe me mire mos t’i perserisim.

Ty dhe jo vetem ty te vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam une keto gjera?

I di nga ata qe ate darke ishin prezent ne zyren tende.

Fatkeqesisht politika eshte i vetmi zanat per te cilin nuk behet shkolle. Rezultatet duken”, shkruan vëllai i Sokol Olldashit.