Shirat dhe ulja e konsumit jane dy indikatoret kryesore qe ndikojne ne vendosjen ose jo te fashes 800kwh. Ministrja e Energjise Belinda Balluku me ane te nje postimi ne twitter njofton se ky vendim do merret ne ditet ne vijim, pasi sipas saj edhe pse eshte ulur konsumi, mungesa e reshjeve ka ulur ndjeshem nivelin e Fierezes.

”Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë cdo detaj, para vendimit për fashën mbi 80kwh.’‘, shkruan Balluku.