Max Verstappen u rendit i pari në provat e lira të Suzuka, në Çmimin e Madh të Japonisë. Piloti i Red Bull la pas dy pilotët e Ferrari, me Carlos Sainz dhe Charles Leclerc që do nisen pas tij nesër në garën e mëngjesit me orën shqiptare. Nëse Verstappen ia del ta përfundojë i pari cirkuitin e Japonisë, katër gara nga fundi do kemi kampionin e ri të Formula 1.
Belgo-holandezi ka 11 fitore këtë sezon në F1 dhe 13 podiume, për një performancë që ka qenë mbreslënëse. Me 341 pikë, Verstappen mban kreun për pilotë, ndërsa Leclerc qëndron në vendin e dytë me 237 pikë. Diferenca e madhe në krye bën që Verstappen të ketë në dorë të mbyllë llogaritë për titullin kampion, nëse fiton nesër dhe Leclerc nuk del në podium.